Studentët dhe shoqëria civile në Kushtetuese, depozitojnë tre ankime kundër akteve të qeverisë: Kufizojnë të drejtën për protestë

Studentët dhe shoqëria civile në Kushtetuese, depozitojnë tre ankime kundër akteve të qeverisë: Kufizojnë të drejtën për protestë

Studentët dhe organizatat e shoqërisë civile i drejtohen sot Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar tre aktet e miratuara nga qeveria më 28 tetor, të cilat lidhen me kufizimin e protestave, kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë tubimeve dhe krijimin e një regjistri policor për personat e përfshirë në akte dhune. Grupimet “Studentët n’ Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, së bashku me katër organizata të shoqërisë civile, do të depozitojnë sot, në orën 14:00, tre ankimet. Në reagimin zyrtar ata deklarojnë se aktet e miratuara nga qeveria krijojnë hapësirë për ndëshkimin edhe të personave që nuk kanë kryer vetë akte dhune, ndërsa i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese që çështjet të shqyrtohen me përparësi dhe të pezullohet zbatimi i dispozitave të kundërshtuara deri në një vendim përfundimtar. Reagimi Ne,...