Studentët dhe pedagogët grumbullohen jashtë Parlamentit

Studentët dhe pedagogët grumbullohen jashtë Parlamentit

Jashtë ambienteve të Parlamentit janë grumbulluar studentë dhe pedagogë, në kuadër të protestës së thirrur një ditë më parë. Sipas raportimeve, protestuesit janë ndarë në dy grupe, ku njëri grup ndodhet jashtë Parlamentit, ndërsa pjesa tjetër është pozicionuar në pjesën që lidh bulevardin me rrugën e Elbasanit. Situata jashtë Parlamentit është shoqëruar vetëm me një përplasje fizike mes një protestuesi dhe forcave të rendit, të cilat kanë rrethuar Parlamentin.