“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

Kohët e fundit ndodh shpesh të dëgjojmë se stresi është një prej shkaktarëve kryesorë të shumë sëmundjeve në organizmin e njeriut. Por a mund të jetë ai edhe arsyeja pas ndjesisë së lodhjes dhe këputjes që shumë njerëz përjetojnë, madje edhe menjëherë pas zgjimit? Përcaktimi i stresit si shkaktar është një përgjigje e shpejtë që shpeshherë e nxjerr mjekun nga situata, apo vërtet stresi luan një rol në përkeqësimin e shëndetit? Për të sqaruar këtë dilemë të viteve të fundit, në emisionin “Shije Shtëpie”, këtë të premte, më 11 shtator, ishte e ftuar endokrinologia Megi Lekbello, e cila pohoi se stresi ka një ndikim negativ dhe ndikon patjetër në përditshmërinë tonë, duke shkaktuar edhe lodhje. “Kur jemi të stresuar, në trupin tonë prodhohet hormoni i...