Stola guri dhe një jastëk i kuq, Rama përsërit ftesën: Dialog! Kush e mori peng Tiranën do marrë një mësim të mirë

Stola guri dhe një jastëk i kuq, Rama përsërit ftesën: Dialog! Kush e mori peng Tiranën do marrë një mësim të mirë

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama për të katërtën ditë radhazi ka përsëritur ftesën për dialog. Edhe sot para kryeministrisë janë vendosur stola betoni, ndërsa sipër tyre kreu i qeverisë ka lënë pankartat me mbishkrimin 'dialog'. Rama është shprehur i gatshëm për bisedime në çdo kohë dhe vend, ndërsa thekson se të gjithë protestuesit e dhunshëm, që sulmuan gjatë këtyre ditëve pronën publike e private, do të përballeshin me ligjin. Edi Rama: Përsëri, e përsëri e përsëri ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që kërkon dhe beson në dialog, është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë, në çdo vend dhe në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë me e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me...