Starton Kategoria e Parë, kampionati menjëherë me duele intriguese…

Starton Kategoria e Parë, kampionati menjëherë me duele intriguese…

Nis sot edicioni i ri i Kategorisë së Parë 2026–2027 me tre ndeshje. Në 16:00 Bylis- Sopoti, Iliria- Pogradeci dhe Kukësi- Besëlidhja. Një sezon ndryshe ky i këtij viti,pasi vetë formula e re me tre promovime dhe mundësinë e një bilete të katërt për t’u ngjitur në elitë pritet të ndezë garën që në start. Për t’u kujtuar, kampionati do të zhvillohet në 3 faza, me një total prej 33 javësh, duke garantuar një sezon intensiv për të gjitha ekipet. Në fund, dy skuadrat e renditura në dy vendet e para do të sigurojnë direkt ngjitjen në “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, ekipi i tretë që do të ngjitet në elitë do të përcaktohet përmes ndeshjeve play-off mes skuadrave të renditura në vendet...