Zyrtarizohet rinovimi me Milanin, Luka Modriç: Besoj në këtë projekt, do të shihemi së shpejti
E vetmja gjë që mungonte ishte njoftimi zyrtar, dhe tani ka mbërritur: Luka Modriç do ta veshë përsëri fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm. Klubi kuqezi njoftoi: “Milan njofton se Luka Modriç ka nënshkruar një kontratë për një sezon tjetër, deri më 30 qershor 2027. Një pikë qendrore e mesfushës së kuqezinjve që nga mbërritja e tij, Luka ka vënë përvojën dhe cilësinë e tij në përdorim për ekipin, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Një nga lojtarët më të fortë dhe më ikonikë në botë, kroati do të vazhdojë udhëtimin e tij me kuqezinjtë, për të cilët bëri 37 paraqitje dhe shënoi dy gola sezonin e kaluar, me ambicien për të arritur momente të reja. Luka Modriç do të vazhdojë të mbajë numrin 14”....
Burimi:
javanews.al