Zyrtare: Pas Saibarit, Bayern transferon mbrojtësin e djathtë gjerman
3 Korrik 2026 15:26 Telesport Bayern prezantoi sot blerjen më të re, mbrojtësin 23-vjeçar Nathaniel Brown nga Eintracht Frankfurt. Mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili luajti në Botëror me kombëtaren gjermane, firmosi një kontratë që zgjat deri në vitin 2031. “FC Bayern ka nënshkruar me lojtarin e kombëtares gjermane, Nathaniel Brown, 23 vjeç, nga Eintracht Frankfurt me një kontratë deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit bavarez.
Burimi:
telesport.al