Zyrtare/ Jürgen Klopp merr drejtimin e kombëtares gjermane, firmos deri më 2030-ën

Zyrtare/ Jürgen Klopp merr drejtimin e kombëtares gjermane, firmos deri më 2030-ën

Tashmë është zyrtare. Jürgen Klopp është trajneri i ri i përfaqësueses gjermane. Trajneri 59-vjeçar, të cilin Federata Gjermane e Futbollit e dëshironte me çdo kusht pas zhgënjimit në Kupën e Botës, u prezantua sot zyrtarisht në Frankfurt si trajneri i ri i Kombëtares së Gjermanisë. Klopp merr drejtimin e “Panzerave” si pasues i Julian Nagelsmann dhe pritet të firmosë një kontratë që do ta mbajë në detyrë deri në Kupën e Botës 2030. Pasi drejtoi për 9 sezone skuadrën e Liverpool, kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në drejtimin e një ekipi kombëtar. Ai ishte në drejtimin skuadrave të përfaqësuara nga Redbull, përpara se të pranonte ofertën e federates gjermane të futbollit për të marrë drejtimin e “Panzerave”.