ZYRTARE/ Gordon është lojtari më i ri i Barcelonës, firmos kontratë 5-vjeçare
Tashmë është zyrtare. Antoni Gordon është lojtari më i ri i Barcelonës. Talenti anglez largohet kështu nga Njujastëlli, për të vazhduar një përvojë të re në një prej klubeve më të mëdha të botës. Klubi katalanas ka njoftuar përmes kanaleve të veta zyrtare se palët kanë firmosur një marrëveshje 5-vjeçare. Kështu Gordoni do të jetë pjesë e kampionëve të La Ligës deri në vitin 2031. Theksojmë se operacioni për transferimin e 25-vjeçarit i ka kushtuar Barçës gjithsej 80 milionë euro./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com