“Zidane është njeriu i duhur për Francën. Kjo skuadër nuk ka nevojë për trajner, por për menaxher”

“Zidane është njeriu i duhur për Francën. Kjo skuadër nuk ka nevojë për trajner, por për menaxher”

15 Korrik 2026 13:31 Alfred Lleshi Zlatan Ibrahimovic ka komentuar eliminimin e Francës nga Kupa e Botës, pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës, duke e cilësuar Zinedine Zidane si njeriun ideal për të marrë drejtimin e “Les Bleus”. Ish-sulmuesi suedez, tashmë analist në “Fox Sports”, vlerësoi punën e Zidane te Real Madridi: “Ka bërë një punë të jashtëzakonshme, duke fituar tre Champions League. Besoj se ai thjesht do të vazhdojë atë që ka ndërtuar Deschamps. Nuk është e vështirë të zgjedhësh lojtarët, sepse Franca i ka tashmë. Mbi të gjitha, ai duhet të transmetojë mënyrën e tij të menaxhimit të grupit. Kjo skuadër nuk ka nevojë për një trajner, por për një menaxher”. Ibrahimovic analizoi edhe paraqitjen e Francës në gjysmëfinale: “Gjatë ndeshjes mund të bëhej...