Zhvillohet kampionati i atletikës: “Mbretëresha” shpall më të mirët e 2026-ës, shkëlqejnë Tirana dhe Vllaznia

Zhvillohet kampionati i atletikës: “Mbretëresha” shpall më të mirët e 2026-ës, shkëlqejnë Tirana dhe Vllaznia

Në stadiumin “Elbasani” u zhvillua për dy ditë me radhë Kampionati Kombëtar i Atletikës, eventi më i rëndësishëm i FSHA-së. Vllaznia për meshkuj dhe Tirana për femra konfirmohen si skuadrat më të mirë, duke u shpallur kampionët e vitit 2026. Për t’u veçuar fakti se për shkodranët ky është titulli i 30-të në histori, i 18-ti radhazi, çka konfirmon dominimin në këtë kategori. Dy atletët më të mirë të kampionatit ishin Luiza Gega dhe Markelo Mema, të dy të klubit Tirana. Edhe pse munguan rekordet kombëtare, rivaliteti ishte i madh ashtu sikurse edhe pjesëmarrja, me atletët më të mirë të vendit që dueluan deri në fund. Ky event mbyll aktivitetet kombëtare të sportit ntë “mbretëreshës” për këtë sezon. Kampionët-Meshkuj 100m, Endri Rakaj (Vllaznia), 11”03 110m/p,...