“Zhduket” Broja, nga titullar, trajneri i Burnley e dërgon në tribunë
Transferimi i Brojës te Burnley krijoi iluzionin se kjo ishte lëvizja e duhur në momentin e duhur. Pas një fillimi të vështirë, ku si gjithnjë dëmtimet nuk e lejuan të shprehej si duhej, Broja filloi pak nga pak të fitonte minuta, jo vetëm kaq, por “bomberi” kuqezi u kthye në titullar. Goli i shënuar përballë Bournemouth bëri me “krah” të gjithë ambientin, madje edhe tifozët, por në mënyrë të papritur statusi dhe forma e tij nisi të zbehej. Broja filloi të humbas jo vetëm minutat, por tashmë sulmuesi kuqezi e sheh veten edhe një herë në tribunë. Në takimin e fundit kundër Crystal Palace, në mënyrë të papritur, Broja nuk ishte fare i pranishëm, madje as në stol, një vendim ky i trajnerit të Burnley...
Burimi:
gijotina.com