“Zgjedhja e Vincent Kompany si trajner i Bayern ishte si të fitoje llotarinë”

“Zgjedhja e Vincent Kompany si trajner i Bayern ishte si të fitoje llotarinë”

20 Prill 2026 8:28 Telesport Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, nuk mundi gjë tjetër veçse ta duartrokiste publikisht Vincent Kompany për udhëtimin e tij të jashtëzakonshëm deri më tani. Në dy vjet, trajneri 40-vjeçar belg e ka rikthyer ekipin bavarez në nivelet e dëshiruara. Në dy sezone, ai ka fituar dy tituj të Bundesliga dhe një Superkupë Gjermane, me sezonin 2025/26 që tashmë është mbyllur në favorin e tij për titullin e 35-të të klubit. Ndërsa Bayern mbetet në garë në dy fronte të tjera, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League (të dyja gjysmëfinale). “Thashë spontanisht: ky do të jetë imazhi i vitit“, tha presidenti Herbert Hainer për festimin e Kompany. “Vincent Kompany është vërtet një fat i madh për ne. Është si të...