Zbulohet sekreti i Messit: “Është përgatitur në fshehtësi të plotë, e patë si fluturonte”
Gazetari argjentinas Sergio Levinsky, autor i biografisë së botuar së fundmi “Bota e Messit”, ka zbuluar arsyen pse “Pleshti” ka mbërritur në formë të jashtëzakonshme në Kupën e Botës. Deklarata vjen pas paraqitjes spektakolare të ish-yllit të Barcelonës, i cili realizoi një tripletë në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë në ndeshjen hapëse të turneut. “Ka një sekret pas kësaj gjendjeje fizike. Messi është përgatitur në fshehtësi të plotë. A i keni parë 4 ndeshjet e fundit të Inter Miami? Ai, fjalë për fjalë, fluturonte në fushë. Edhe Rodrigo De Paul mbeti i mahnitur. Hyri në miqësoren kundër Islandës dhe e ndryshoi tërësisht rrjedhën e lojës. Objektivi i tij i vetëm ishte Kupa e Botës”, – u shpreh Levinsky në një intervistë për një kanal...
Burimi:
telesport.al