Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Egjipti bëri 6 zëvendësime ndaj Zelandës së Re

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Egjipti bëri 6 zëvendësime ndaj Zelandës së Re

22 Qershor 2026 21:32 Telesport Egjipti mori fitoren e parë në historinë e tij në Kupën e Botës, pasi mposhti 3-1 Zelandën e Re. Në minutat e fundit të ndeshjes, Egjipti kreu zëvendësimin e gjashtë duke habitur jo pak tifozët. Hossam Abdelmaguid zëvendësoi Mohamed Salah në minutën e 85-të, por doli nga fusha e lojës në minutat shtesë dhe u zëvendësua nga Mohamed Abdelmonem. Pavarësisht limitit standard prej pesë zëvendësimesh, ky veprim i pazakontë ishte plotësisht i ligjshëm në fakt. Abdelmaguid pësoi një dëmtim në kokë vetëm pak minuta pasi u fut në lojë. Sipas protokollit të FIFA-s, kur ka dëmtime në kokë të lojtarëve, klubet mund të kryejnë më shumë se pesë zëvendësime, pasi prioritet ka siguria dhe shëndeti i lojtarëve. Në këtë rast,...