Yildiz mesazh dashurie për Juve: Ndjeva besim që nga dita e parë, dua ta shkruaj historinë time këtu
Ylli i Juventus, Kenan Yildiz, dha një intervistë për “GQ”, në të cilën preku tema të ndryshme, duke përfshirë besnikërinë ndaj bardhezinjve dhe rëndësinë e fanellës me numër 10. “Zgjedhja e Juventus nuk ishte vetëm një vendim professional, ajo bazohej edhe në besim. Ndjeva se kjo skuadër do të më jepte një vizion të qartë. Klubi më pa vërtet, besoi në potencialin tim dhe më ofroi një rrugë rritjeje graduale”, tha turku. Më tej, Yildiz shtoi: “Një nga gjërat më të rëndësishme për një lojtar të ri është që njerëzit të besojnë tek ai jo vetëm kur luan mirë, por gjatë gjithë zhvillimit të tij. Juventusi më dha këtë ndjesi që nga dita e parë. Kjo është arsyeja pse Juventus mban një vend të veçantë...
Burimi:
telesport.al