Yildiz dhe “driblimi” i së ardhmes: Nuk flas për kontratën, këtu është shtëpia ime
E ardhmja e Kenan Yildiz është një çështje shumë e rëndësishme te Juventusi. Lojtari i lindur më 2005 ka kontratë deri më 2029, por interesimet e fundit nga klube të huaja detyrojnë bardhezinjtë të bëjnë vlerësime për pagën dhe rinovimin. Megjithatë, Yildiz mendon vetëm për ndeshjet e ardhshme: “Kontrata? Nuk flas për të. Jam i fokusuar vetëm te fusha dhe ajo që duhet të bëj këtu. Jam mirë te Juventusi dhe kjo ka rëndësi tani. Këtu është shtëpia ime”. Pas suksesit ndaj Benfica, ai shtoi për “TRT Spor”: “Champions-i është gjithmonë special, por duhet ta përgatisim si çdo ndeshje tjetër, po ashtu si në Serie A. Duhet të japim 100%. Ushtrohemi dhe punojmë shumë mirë dhe çdo herë që hyjmë në fushë duhet ta bëjmë...
Burimi:
telesport.al