Wolff: Rivalët janë përmirësuar ndaj do të reagojmë, në Kanada do të paraqesim risitë e para

Wolff: Rivalët janë përmirësuar ndaj do të reagojmë, në Kanada do të paraqesim risitë e para

Mercedes triumfoi edhe në garën e katërt sezonale të Formula 1 zhvilluar në Majemi, por ia la “garën sprint” rivalëve të McLaren. Madje edhe në garë makina gjermane vuajti shumë. McLaren ka përfituar nga zhvillimet e reja në MCL40 dhe tani i kanë mësuar tifozët me inovacione vazhdimisht efektive, rezultat i një marrëdhënieje perfekte simulator-pistë. Gara e radhës është në Kanada, ku Mercedes ka një traditë të shkëlqyer. Toto Wolff, drejtori i Mercedes, tërheq vëmendjen e ekipit në një angazhim që absolutisht nuk duhet nënvlerësuar. “Po shkojmë në Kanada të gatshëm për t’u rikthyer në ritmin tonë normal të garave,” komentoi Wolff. “Rivalët tanë bënë një hap përpara në Majemi dhe ne duhet t’i përgjigjemi. 7 gara në dhjetë fundjava para pushimeve verore janë një...