Wirtz mund të jetë surpriza e madhe e verës. Gjermani gati të braktisë të kuqtë, për t’u bashkuar me trajnerin e tij të preferuar
22 Qershor 2026 19:30 Telesport Florian Wirtz mund të jetë surpriza e madhe e merkatos së verës. Nëse vjet ishte padyshim protagonisti kryesor, ku në fund u transferua nga Leverkusen te Liverpool, për një shifër totale rreth 137 milionë euro, gjermani mund të jetë sërish personazhi kryesor i merkatos së kësaj vere. Burime të ndryshme nga Anglia zbulojnë se Wirtz është gati të braktisë Liverpool-in vetëm pas një sezoni dhe të transferohet te Chelsea, aty ku do të bashkohej me Xabi Alonso-n, ish-trajnerin e tij te Bayer Leverkusen. Deri tani ende nuk ka negociata zyrtare, por në rast se arrihet marrëveshja, sigurisht që do të jetë për një shifër rekord, mbi 150 milionë euro. Megjithatë, për momentin Wirtz është i gjithi i fokusuar te Kupa...
Burimi:
telesport.al