Vlorë/ Përfundon etapa e katërt e edicionit të ‘Rrethit Çiklistik të Shqipërisë’, fiton holandezi Nils Ritmajer
Ka përfunduar etapa e katërt e edicionit të 83-të të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë. Me një itinerar prej 153 kilometrash, gara nisi nga Vlora në drejtim të Tunelit të Llogarasë, Himarës, Qeparos, Kuçit dhe u rikthye sërish në Vlorë. Etapa ishte mjaft emocionuese dhe shumë e luftuar nga çiklistët pjesëmarrës. Pas rreth katër orësh garë, i pari në finish mbërriti çiklisti holandez Nils Ritmajer, i cili la pas grekun Bourgas, ndërsa vendi i tretë u rendit nga një tjetër holandez, Schouren. Pas garës, vetë fituesi u shpreh i kënaqur jo vetëm për triumfin në këtë etapë, por edhe për faktin se tashmë kryeson renditjen e përgjithshme të Rrethit Çiklistik. Ndërkohë, në podium trofeu i fituesit iu dorëzua nga presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder...
Burimi:
sot.com.al