Vllaznia nuk na rrezikoi shumë, duhej të vepronim ndryshe – Balkanweb.com – News24

Vllaznia nuk na rrezikoi shumë, duhej të vepronim ndryshe – Balkanweb.com – News24

Trajneri i Bylisit, Mirel Josa dha mendimin e tij pas humbjes 0-1 ndaj Vllaznisë në Kupë. “Nëse do t’i kapim rastet e veçanta, unë jam dakord që mesfushorët e qendrës e bënë mirë detyrën. Nuk është se Vllaznia na vertikalizoi me topat e gjatë. Ata mund ta bënin me topa të gjatë dhe kanë pika referimi, por ne nuk patëm rrezikshmëri në këtë drejtim. E vetmja rrezikshmëri që na erdhi ishte nga krahu, krosimi nga krahu, aty ishte problem qendërmbrojtësi. Duhet të kishte marrë pozicion më përpara. Ai nuk ishte top i lirë, Vllaznia ekzekutoi aksionin me 1 takim. Aty duhet të kishim parasysh zonën, rrëshqitjen e dy qendërmbrojtësve. Nga momenti kur kontrollon topin në atë pozicion, s’kemi pse ndërhymë, pasi gabimi është bërë më...