Vllaznia mposht Teutën edhe në Durrës, shkodranët në gjysmëfinale bashkë me Apoloninë
Janë luajtur të shtunën ndeshjet e dyta cerekfinale të play off-it në basketboll për femra, të cilat kanë përcaktuar Vllazninë dhe Apoloninë si dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste. Ndërkohë që, Besëlidhja e Tirana, të renditura në dy vendet e para, ishin kualifikuar direkt. Në Durrës, skuadra e Vllaznisë mundi me vështirësi Teutën me rezultatin 89-86, në një përballje të hapur deri në fund. Edhe pse miqtë kishin një epërsi të lehtë pas pjesës së parë (53-40), vendasit rikuperuan, por pa mundur t’i përmbysin shifrat, duke u eliminuar. Më e lehtë fitorja e Apolonisë, që triumfoi 90-76 në Korcë ndaj Skënderbeut. Fierakët u shkëputën 24-14 që në periodën e parë dhe e thelluan diferencën vazhdimisht me kalimin e minutave. Campbell me 33 pikë ishte lider në...
Burimi:
telesport.al