Vllaznia fiton “klasiken” e vogël ndaj Tiranës dhe shpallet kampione e Abissnet Superiore U-16

Vllaznia fiton “klasiken” e vogël ndaj Tiranës dhe shpallet kampione e Abissnet Superiore U-16

17 Maj 2026 20:15 Telesport Vllaznia ka fituar titullin kampion në kampionatin “Abissnet Superiore U-16” për sezonin 2025/2026, duke kurorëzuar me sukses një sezon të shkëlqyer në futbollin e moshave. Skuadra shkodrane siguroi vendin e parë pas javës së fundit të kampionatit, teksa triumfoi 2-1 ndaj Tiranës në stadiumin “Reshit Rusi”, në një përballje direkte mes dy skuadrave që luftuan për titullin deri në fund. Vllaznia e mbylli kampionatin në krye të renditjes me 42 pikë të grumbulluara, duke lënë pas Tiranën me 39 pikë. Ecuria pozitive dhe paraqitjet e qëndrueshme gjatë gjithë edicionit bënë që skuadra shkodrane të shpallej me meritë kampione e “Abissnet Superiore U-16”. Pas përfundimit të takimit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut për ekipin kampion. Kupën për Vllazninë e...