Vlahovic iu vetëofrohet tre klubeve të mëdha të Spanjës, por sulmuesi serb mbetet me “gisht në gojë”

Vlahovic iu vetëofrohet tre klubeve të mëdha të Spanjës, por sulmuesi serb mbetet me “gisht në gojë”

10 Qershor 2026 19:30 Telesport Dusan Vlahovic refuzoi ofertën e Juventusit për rinovimin e kontratës dhe vendosi të largohej si lojtar i lirë. Sulmuesi serb së fundmi iu është vetëofruar tre klubeve të mëdha, por që ka marrë përgjigjen që nuk e priste. Matteo Moretto zbulon se Vlahovic iu është vetëofruar Real Madridit, Atletico Madridit dhe Barcelonës, por te tre klubet e mëdha të La Ligës e kanë refuzuar. Edhe pse Barcelona është përfolur shpesh për interesimin ndaj sulmuesit serb, mesa duket katalanasit kanë ndërruar mendje dhe po shqyrtojnë alternativa të tjera për sulmin. Po ashtu dhe Vlahovic, duhet të gjejë një destinacion tjetër, pas refuzimit që mori nga Spanja.