Vizita surprizë e Lionel Mesit, shfaqet në garën e Formula 1 dhe hipën në makinën e Antonelit

Vizita surprizë e Lionel Mesit, shfaqet në garën e Formula 1 dhe hipën në makinën e Antonelit

Një vizitë surprizë që po bën bujë në të gjithë botën! Lionel Mesi u shfaq në garën e madhe të Çmimit të Madh të Formula 1 në Majemi. Ylli argjentinas është fotografuar duke hipur në makinën e Kimi Antonelit në garazhin e Mercedes, përpara se të pozonte me talentin italian dhe Xhorxh Rasëll. Vetë Kimi mbante veshur një fanellë të Inter Majemit për këtë rast. Kapiteni i ekipit kombëtar fitues të Kupës së Botës në fuqi nuk e harroi vendlindjen e tij, Argjentinën. Përveç pilotëve të lartpërmendur, ai u takua edhe me bashkëkombësin e tij argjentinas Franko Kolapinto. Mesi shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Antonela Rokuzo, dhe tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro. Përveç ish-lojtarit të Barcelonës, të pranishëm në këtë ngjarje ishin...