Vijojnë largimet nga Vllaznia, dy futbollistë ikën ditën e djeshme

Vijojnë largimet nga Vllaznia, dy futbollistë ikën ditën e djeshme

Adriatik BALLA Kampionati mbaroi dhe klubet tani po mendojnë për merkaton e verës. Disa ekipe që do të luajnë në Europë janë të fokusuara të bëjnë blerje të shpejta e cilësore për të pasur paraqitje të mira. Por ka dhe klube që janë në hall, pasi janë prekur nga largimet e shumta të futbollistëve, një lëvizje që nuk i lejon ato të konsolidohen as për Europën e as për sezonin e ardhshëm. Një pjesë të klubeve i ka bllokuar FIFA për shkak të detyrimeve të –prapambetura. Vllaznia e prekur nga eksodi Teksa Vllaznia po përgatitet për sezonin 2026/27, një nga repartet që aktualisht paraqet më shumë mangësi në organikë është ai i sulmit. Kuqeblutë kanë humbur dy alternativa të rëndësishme në fazën ofensive, pasi si...