Video/ Rrëzim i frikshëm dhe me pasoja për kampionin e botës, do të operohet dhe rrezikon sezonin

Video/ Rrëzim i frikshëm dhe me pasoja për kampionin e botës, do të operohet dhe rrezikon sezonin

9 Maj 2026 18:57 Telesport Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, kampion bote në fuqi në MotoGP, pësoi një aksident të rëndë në pistën e Le Mansh. Ai pati një përplasje të keqe në xhiron e fundit të garës sprint, teksa garonte për vendin e shtatë. Marquez jo vetëm pësoi një përplasje të fortë, por gati u shtyp nga motori i tij i shkatërruar. Në fund, ai arriti të ngrihej në këmbë dhe shkoi në garazhin e tij me dhimbje dhe nuk mundi ta ulte këmbën e djathtë, e cila goditi asfaltin më me dhunë. Ai u dërgua më pas në qendrën mjekësore për një skanim me rrezet X të këmbës së tij të dëmtuar. Rezultatet zbuluan një frakturë të metatarsalit të pestë. Ai do...