VIDEO/ Muriqi nuk ndalet, gjen golin e 15-të në La Liga, më mirë vetëm Mbappe

VIDEO/ Muriqi nuk ndalet, gjen golin e 15-të në La Liga, më mirë vetëm Mbappe

Vedat Muriqi protagonist. Sulmuesi dardan ka shënuar gol me fanellën e Mallorcas, në ndeshjen e kampionatit ndaj Sevillas. Ai mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar topin në rrjetë. Muriqi, shkon kështu në kuotën e 15 golave në La Liga në këtë sezon, duke u renditur kështu në vendin e dytë në top-golashënuesit e kampionatit. Më mirë se 31-vjeçari ka bërë vetëm Mbappe, me 31 gola. Muriqi është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorcas dhe një figurë kyçe në garën për golat në elitën spanjolle.