VIDEO/ Familja mbretërore spanjolle feston kualifikimin në finalen e Botërorit, Mbreti Felipe VI përgëzon trajnerin e kombëtares

VIDEO/ Familja mbretërore spanjolle feston kualifikimin në finalen e Botërorit, Mbreti Felipe VI përgëzon trajnerin e kombëtares

Fitorja e Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ka sjellë një valë entuziazmi në të gjithë vendin, ku emocionet kanë përfshirë edhe familjen mbretërore spanjolle. Mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia, së bashku me vajzat e tyre, Princeshën Leonor dhe Princeshën Sofia, festuan kualifikimin e kombëtares në finalen e madhe të turneut, e cila do të zhvillohet më 19 korrik. Familja mbretërore publikoi një video nga momentet e ndeshjes, ku shfaqen të veshur me fanellat e kombëtares spanjolle dhe duke ndjekur me emocione çdo aksion të ekipit. Në pamje, ata shihen duke festuar të përqafuar pas golave dhe fitores së madhe ndaj Francës. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Mbreti Felipe VI kontaktoi personalisht trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente, për ta...