Vendimet e Disiplinës/ E pëson Ilir Daja, do të qëndrojë larg stolit në Final Four

Vendimet e Disiplinës/ E pëson Ilir Daja, do të qëndrojë larg stolit në Final Four

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ka marrë vendimet sa i përket javës së fundit në futbollin shqiptar. Lajmi kryesor është padyshim vendimi për të dënuar Ilir Dajën me 4 ndeshje pezullim për shkak të sjelljeve anti sportive, me trajnerin e Dinamos që duhet të qëndrojë larg stolit për Final Four. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj. Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për shkelje të rregullave themelore të...