Vedat Muriqi shënon gol sërish në Spanjë, është vetëm dy gola larg rrëzimit të Mbappe
Vedat Muriqi ka arritur të shënojë një tjetër gol në Spanjë. Futbollisti shqiptar ia doli që të tund rrjetën në përballjen Mallorca-Villareal. Në minutën e 45 të ndeshjes, Muriqi e vodhi bukur topin, përfitoi nga gabimi i kundërshtarit dhe shënoi. Pas këtij goli, Muriqi arrin në vetëm dy gola distancë kundër Mbappe, që mban për momentin vendin e parë në listën e golashënuesve. Për Muriqin do të jenë edhe tre javë nga fundi i kampionatit, për të bërë historinë dhe për të qenë i pari në listën e golashënuesëve në La Liga. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com