Vasseur: Pista e Hungarisë e përshtatshme për Ferrari, por dua disiplinën e garave të fundit
23 Korrik 2026 13:30 Telesport “Mbërrijmë në Budapest pas dy fundjavave inkurajuese, në të cilat arritëm të maksimizonim rezultatin falë punës së shkëlqyer në grup. Kjo na jep besim, por gjithashtu e dimë se çdo garë është histori më vete”. Kështu ka deklaruar shefi i Ferrari, Frederic Vasseur, që kërkon një tjetër paraqitje të mirë këtë fundjavë: “Në letër, pista e Hungaroring mund t’i përshtatet karakteristikave të makinës sonë pak më mirë, por vetëm kjo nuk është garanci”. “Si gjithmonë, ekzekutimi do të bëjë diferencën: do të duhet t’i qasemi fundjavës me të njëjtin fokus, disiplinë dhe vëmendje ndaj detajeve të treguara në garat e fundit. Kemi dy pilotë shumë të motivuar dhe e dimë se mund të mbështetemi në tifozët tanë“, shtoi ai. “Qëllimi...
Burimi:
telesport.al