Van Dijk kërkon reagim nga skuadra: Duam të jemi më mirë se sezonin e kaluar
Virgil van Dijk ka kërkuar një “reagim” nga Liverpool këtë vit pas paraqitjes jo fort pozitive në Premier League sezonin e kaluar. Trajneri i ri i “reds” Andoni Iraola e filloi mbretërimin e tij me një barazim 2-2 në Newcastle. Kapiteni mendon se do të ketë një periudhë përshtatjeje nën drejtimin e spanjollit. “Është normale. Nëse vjen një trajner i ri dhe ka plane dhe ide të reja, atëherë duhet pak kohë me lojtarët e rinj”, tha kapiteni i Liverpool. “Është detyrë e jona ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur sepse duam të përmirësohemi, duam të fitojmë, duam të jemi më të mirë. Kjo është ajo që do të përpiqemi të bëjmë”, shtoi më tej Van Dijk. Më tej, kapiteni deklaroi: “Duhet...
Burimi:
telesport.al