Amerikanët “pushtojnë” Superligën, 17 basketbollistë kanë ardhur deri më tani nga përtej oqeanit, ja emrat

Amerikanët “pushtojnë” Superligën, 17 basketbollistë kanë ardhur deri më tani nga përtej oqeanit, ja emrat

Ekipet e Superligës në basketboll për meshkuj e kanë nxehur së tepërmi merkaton këtë verë, me plotë afrime të konfirmuara nga të paktën 5 skuadra deri më tani. Deri më tani 17 basketbollistë amerikanë e 1 britanik janë konfirmuar nga klubet shqiptare, çka bën të besoh se rivaliteti sezonin e ri do të jetë shumë i ashpër në parket. Kështu, Besëlidhja kampione, pasi ka konfirmuar lojtarët Lion Alimani, Eldi Hysa, Vinsent Grazhdani dhe Frenki Lilaj ka zyrtarizuar 5 afrime: Jalen Knott (Usa), Stephen Behil (Usa), Cole Bowen (Usa), Andri Jareci (vjen nga Italia) e Richard Lilaj (vjen nga Tirana). Edhe Tirana la lëvizur shumë në merkato, duke afruar Brandon Laryea (Britani), Malik Madison (Usa), Keyondre Young (Usa) e Jedon Willis (Usa). Ndërkohë që, klubi bardheblu...