Valëviti flamurin palestinez gjatë festimeve, Yamal fut në sherr Izraelin dhe Spanjën
Kanë bërë shumë zhurmë në rrjetet sociale fotot e Lamine Yamal, i cili festoi titullin kampion të Barcelonës duke valëvitur flamurin e Palestinës gjatë paradës me autobusin e hapur në rrugët e qytetit. Trajneri Hansi Flick komentoi gjestin e talentit blaugrana: “Janë gjëra që zakonisht nuk më pëlqejnë, por i thashë se është zgjedhja e tij, ai është madhor tashmë, 18 vjeç”. Për çështjen reagoi edhe ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz: “Yamal ka zgjedhur të nxisë kundër Izraelit dhe të mbështesë një organizatë që më 7 tetor masakroi, përdhunoi, dogji dhe vrau fëmijë, gra dhe të moshuar hebrenj. Kush mbështet mesazhe të tilla duhet të pyesë veten: a është kjo humane? A është e moralshme? Si ministër i mbrojtjes i shtetit të Izraelit, nuk do...
Burimi:
telesport.al