Valdano parashikon si do të jetë Real Madridi i ri i Mourinhos, zbulon cilët nuk do t’i shesë Perez

Valdano parashikon si do të jetë Real Madridi i ri i Mourinhos, zbulon cilët nuk do t’i shesë Perez

18 Maj 2026 10:14 Alfred Lleshi Jorge Valdano, vetëm disa orë pasi kishte shkruar për Florentino Pérez se “të dalësh kështu në publik është një shenjë dobësie shqetësuese për një njeri kaq të fuqishëm”, foli në “Movistar Plus Deportes” për ardhjen e mundshme të José Mourinho te Real Madridi. Ai theksoi se skuadra e bardhë ka nevojë për të paktën 5 përforcime; 4 mbrojtës dhe një mesfushor për sezonin e ardhshëm. Valdano kujtoi filozofinë e Florentino Pérez: “Në projektin e tij, futbollin e sheh si biznes heronjsh dhe nuk do t’i shesë heronjtë. Kjo është e sigurt”. Sipas tij, Real Madridi ka mungesa të qarta: “I nevojiten të paktën katër mbrojtës dhe një mesfushor që i jep ekuilibër skuadrës”. Duke folur për rikthimin e Mourinhos, ai parashikoi...