Uzuni tregon të pathënat nga merkato, si dhe refuzimin e fanellës së Mesit

Uzuni tregon të pathënat nga merkato, si dhe refuzimin e fanellës së Mesit

Adriatik BALLA Myrto Uzuni e ka nisur kampionatin në MLS amerikane duke shënuar 4 gola e duke dhënë 4 asiste në 10 takimet e para të kampionatit. Në një intervistë të dhënë për FSHF TV, Uzuni foli për aventurën amerikane teksa u ndal edhe te Kombëtarja dhe merkatoja e janarit ku zbuloi prapaskena. “Është e vërtetë që e kam nisur shumë mirë. Vitin e shkuar nuk isha në nivelin ku shoh veten time. Jam me 4 gola dhe 4 asiste në 10 ndeshjet e para dhe jam shumë i lumtur për këtë paraqitje. Unë këtu në SHBA vija nga Liga e dytë si Granada dhe La Liga. Isha në një ekip që më përshtatej dhe shënoja gola. Erdha në një ekip si Austin, me mentalitet...