Unai Simon: Meritë e skuadrës që nuk pësova gol në 7 ndeshje, ende nuk po e kuptojmë atë që kemi arritur

Unai Simon: Meritë e skuadrës që nuk pësova gol në 7 ndeshje, ende nuk po e kuptojmë atë që kemi arritur

Spanja kurorëzoi me sukses një fushatë të jashtëzakonshme në Kupën e Botës duke ngritur trofeun pasi pësoi vetëm një gol në tetë ndeshje. “La Roja” mposhti Argjentinën 1-0 në finale me golin e Ferran Torres në kohën shtesë. Turneu i jashtëzakonshëm i  portierit Unai Simon i dha atij çmimin “Doreza e Artë”, pasi mbajti portën të paprekur në 7 ndeshje dhe luajti një rol kyç në një nga paraqitjet më të mira mbrojtëse në historinë e Kupës së Botës. Portieri i Athletic Club këmbënguli se suksesi i përkiste të gjithë skuadrës. “Ende nuk po e besojmë atë që kemi arritur. Nuk ndjeva asnjë emocion kur gjyqtari fishkëllente fundin. Tshte më shumë si: e kemi arritur, e kemi arritur”, tha Simon. “Kur të mbërrijmë në Spanjë...