UEFA vijon inspektimet për EURO U-21 2027, vizita teknike në stadiumet pritëse në Shqipëri

UEFA vijon inspektimet për EURO U-21 2027, vizita teknike në stadiumet pritëse në Shqipëri

Përfaqësues të UEFA-s kanë zhvilluar vizitën e radhës në Shqipëri në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, ku vendi ynë do të jetë një nga dy organizatorët e këtij kompeticioni prestigjioz. Gjatë katër ditëve të inspektimeve, ekspertët e UEFA-s kanë vizituar stadiumet që do të presin ndeshjet e turneut, duke u fokusuar në aspektet teknike dhe operacionale të organizimit. Në qendër të vëmendjes kanë qenë sistemet e ndriçimit, gjeneratorët rezervë, masat e sigurisë dhe elementë të tjerë të rëndësishëm që lidhen me standardet e kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Vizita nisi me inspektimin e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa më pas delegacioni u ndal në “Elbasan Arena”. Në ditën e tretë të axhendës, përfaqësuesit e UEFA-s zhvilluan...