UEFA Futsal Champions League: Zbulohen kundërshtarët e Tiranës. Ndeshjet do të luhen në Shqipëri

UEFA Futsal Champions League: Zbulohen kundërshtarët e Tiranës. Ndeshjet do të luhen në Shqipëri

UEFA ka zbardhur kalendarin e ndeshjeve të fazës para-eliminatore të Futsal Champions League 2026/27, teksa në Grupin D merr pjesë edhe kampionia në fuqi e Shqipërisë, Tirana Futsal. Bardheblutë do të ketë përballë në këtë grup Hjørring Futsal Klub (Danimarkë), Futsal Club Cardiff (Uells) dhe Apoel FC Nicosia (Qipro) dhe të gjitha sfidat do të luhen të gjitha në sallën e Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë në datat 26, 27 dhe 29 gusht. Sfida e parë do të jetë ajo mes Hjørring Futsal Klub dhe Futsal Club Cardiff, që do të nisë në ora 17:00 më 26 gusht, teksa në të njëjtën ditë, në orën 20:45 po në sallën e Parkut Olimpik do të luhet edhe sfida e dytë mes FC Tiranës dhe Apoel...