U rikthye dje në stërvitje, Mourinho merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e të sapomartuarit Brahim Diaz

U rikthye dje në stërvitje, Mourinho merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e të sapomartuarit Brahim Diaz

4 Gusht 2026 20:26 Telesport Pas pushimeve pas Botërorit dhe kurorëzimit në martesë të lidhjes së tij disa vjeçare me partneren, Brahim Diaz është rikthyer në Madrid, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Sipas asaj që zbulon AS, Jose Mourinho nuk e ka menduar për asnjë moment largimin e Brahim Diaz, pavarësisht se për marokenin ka pasur një interesim të fortë nga Juventus dhe Manchester City. “Konkurrenca është e ashpër dhe kjo është e vërtetë. Bernardo Silva është pjesë e ekuacionit dhe Diomande do t’i bashkohet së shpejti, por Mourinho po mbështetet te Brahim Diaz, duke pasur parasysh aftësitë e tij të shumta që i lejojnë të kontribuojë në pozicione më qendrore, si organizator dhe në krah. Në fakt, Mourinho e krahason atë...