U përplasën fizikisht, Reali gjobit me nga 500 mijë euro Tçuamenin dhe Valverden
Adriatik BALLA Reali i Madridit njoftoi dje se ka vendosur për dënimin ndaj Federiko Valverdes dhe Aurelien Tçuamenit, që u rrahën të enjten në stërvitje. Nga incidenti, i lënduar në kokë ka mbetur Valverde, që do të mungojë deri në dy javë. Madridi ka njoftuar se dy lojtarët i ka gjobitur me nga 500 mijë euro. Të tjera masa ndaj dy futbollistëve nuk do të ketë. Dy lojtarët kanë shprehur keqardhje për atë që ndodhi dhe i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit. “Ata po ashtu i kanë kërkuar falje klubit, bashkëlojtarëve, stafit të trajnerëve dhe tifozëve. Të dy pranuan secilin vendim që klubi e sheh të arsyeshëm. Marrë për bazë rrethanat, Real Madridi ka vendosur për gjobë financiare prej 500 mijë euro ndaj secilit lojtar, duke...
Burimi:
sot.com.al