Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori
Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë nuk arritën të gjenin rrugën e golit. 32 goditje në këtë ndeshje, 30 goditje kundër Australisë në takimin e parë, por asnjë shënim nga kombëtarja e Vincenco Montellas. Paraguaji realizoi herët në ndeshje, në minutën e dytë nëpërmjet Matias Galarza. Jug-amerikanët gjithë pjesën e dytë e zhvilluan me një lojtar më pak. Kjo pasi Miguel Almiron u ndëshkua me karton të kuq të shtesën e pjesës së parë, duke u bërë lojtari i parë që përjashtohet nga ndeshje për mbulim të gojës, që ishte një nga rregullat e reja të FIFA-s në këtë garë. Paraguaji me këtë fitore gjendet në vendin e tretë të Grupit D, duke mbetur ende në...
Burimi:
ntv.al