Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza. Finalet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”, ja 4 ekipet që do të garojnë për trofeun

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza. Finalet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”, ja 4 ekipet që do të garojnë për trofeun

Federata e Futbollit vijon angazhimin për zhvillimin dhe promovimin e futbollit të vajzave, përmes organizimit të Turneut të Përfaqësueseve Rajonale për grupmoshat 2012, 2013 dhe 2014, një platformë e rëndësishme për evidentimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në të gjithë vendin. Ndeshjet e Grupit B u zhvilluan në Qendrën Kombëtare Sportive Kamëz, ku morën pjesë përfaqësueset rajonale të Tiranës, Shkodrës dhe Korçës. Performanca dominuese e Tiranës u reflektua edhe në rezultate, me dy fitore ndaj Shkodrës dhe Korçës. Në përballjen tjetër, Korça arriti një fitore të rëndësishme ndaj Shkodrës, duke siguruar kualifikimin për në fazën finale së bashku me Tiranën. Rezultatet e Grupit B:Tirana-Shkodra 10-0Tirana-Korça 8-0Korça-Shkodra 3-2 Në Grupin A, ndeshjet u zhvilluan në Fier me pjesëmarrjen e përfaqësueseve rajonale të Fierit, Elbasanit, Durrësit...