Turneu i futbollit nëpër shkolla ngjall interes të madh, mësohen çiftet finaliste për meshkuj dhe femra
Janë përcaktuar finalet e turneut “Replay Snack Elka Cup 2026” për kategoritë e djemve dhe vajzave. Pas dy ditëve me gjysmëfinale emocionuese në “Shtëpinë e Futbollit”, tashmë janë zbuluar çiftet finaliste të këtij turneu të shkollave, i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me Shoqatat Rajonale, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrinë e Arsimit, si edhe me mbështetjen e kompanisë “Elka”. Në kategorinë e djemve, finalja e madhe do të luhet mes gjimnazit “Petro Nini Luarasi” të Tiranës dhe “Perikli Ikonomi” të Fierit. Ndërsa në kategorinë e vajzave, për trofeun do të përballen shkolla 9-vjeçare “Mervete Peza” e Tiranës dhe “Urani Rumbo” e Gjirokastrës. Finalet do të zhvillohen më 8 maj në “Shtëpinë e Futbollit”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe një pjesëmarrje e...
Burimi:
telesport.al