Tuchel para Argjentinës: Kam menduar mundësinë e markimit individual ndaj Messit, por…

Tuchel para Argjentinës: Kam menduar mundësinë e markimit individual ndaj Messit, por…

15 Korrik 2026 8:21 Alfred Lleshi Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, pranoi se ka menduar mundësinë e një markimi individual ndaj Lionel Messit, teksa “Tre Luanët” përballen sonte me Argjentinën në gjysmëfinale të Botërorit 2026. “Më ka shkuar në mendje të përdorim mbrojtje një kundër një ndaj Messit, por nuk e di nëse do ta bëjmë apo jo. Ai sheh gjëra para të gjithëve. Do të jetë një duel emocionues, diçka unike të luajturit kundër kampionëve në fuqi dhe kundër Messit. Është thjesht një ndeshje e madhe”, – deklaroi Tuchel. Tekniku gjerman e vlerësoi maksimalisht yllin argjentinas: “Turneu i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Mënyra se si Messi e udhëheq ekipin është e pabesueshme. Nuk ka më fjalë për arritjet dhe cilësinë e tij. Ai...