Tronditi Varshavën, Arbër Hoxha shumë pranë transferimit në Poloni, zbulohen prapaskenat
Goli i Arbër Hoxhës ndaj Polonisë ishte një nga detajet më të bukura nga transferta në Varshavë, një gol që mbajti ndezur ëndrrën për të shkuar në Botëror, por për fat të keq, në fund kjo mbeti thjesht një ëndërr. Pa diskutim ky ishte një gol shumë i rëndësishëm në aspektin personal për sulmuesin kuqezi pasi Arbër Hoxha është një nga lojtarët më të vlefshëm që Dinamo Zagreb ka në dispozicion. Këtë periudhë është folur shumë për një largim të sulmuesin shqiptar nga Kroacia, dhe goli i tij në mes të Varshavës zbuloi një prapaskenë të bujshme. Widzew Lodz është gati të paguajë për të siguruar kartonin e tij. Në fakt, klubi ku aktivizohet edhe Juljan Shehu prej kohësh është vënë në ndjekje të Arbër...
Burimi:
gijotina.com