Trofeu mbetet në Paris. “Ruleta ruse” i buzëqeshë parizienëve. Arsenal del me kokën ulur nga Budapesti (video)

Trofeu mbetet në Paris. “Ruleta ruse” i buzëqeshë parizienëve. Arsenal del me kokën ulur nga Budapesti (video)

PSG është fituesi i Champions League për sezonin 2025/2026. Nuk mjaftuan 90 minuta dhe as 120 minuta për të pasur një fitues, gjë që u vendos nga “ruleta ruse”. Finalja u zhbllokua që në minutën e 5-të. Pas një topi të marrë në anësore dhe një vrapimi drejt portës, Kai Havertz u tregua i saktë, duke dërguar topin në portën e Safonov. Në minutat në vijim, rasti më i diskutueshëm ishte ai i Bukayo Saka në minutën e 16-të, ku francezët pretenduan për një prekje të topit me dorë nga sulmuesi anglez brenda zonës dhe kërkuan penallti, por arbitri vazhdoi lojën normalisht. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Arsenalin. Në minutën e 62-të, një ndërhyrje e gabuar e Cristhian Mosquera ndaj Khvicha Kvaratskhelia i kushton...