Trajneri Simeone nuk e kishte të preferuar, Atlético Madrid largon mbrojtësin francez

Trajneri Simeone nuk e kishte të preferuar, Atlético Madrid largon mbrojtësin francez

2 Korrik 2026 11:27 Telesport Mbrojtësi francez Clement Lenglet i ka thënë lamtumirë ekipit të Atlético Madrid, pasi do të transferohet te Benfica. Marrëveshja u njoftua nga Manuel Rui Costa, president i klubit portugez. Lenglet udhëtoi që dje për në kryeqytetin portugez për të nënshkruar kontratën e tij me “Eagles”, duke thënë se ishte shumë i lumtur me aventurën e tij të re. Me “colchoneros” ai luajti dy sezone (3 gola në 60 ndeshje). “Jam shumë i lumtur për këtë transferim”, tha 31-vjeçari Lenglet, që do të jetë lideri i ri i mbrojtjes së Benfica pas largimit të Nicolas Otamendi. Mbrojtësi sezonin e fundit qëndroi më shumë në stol dhe nuk ishte në listën e lojtarëve të preferuar të trajnerit Diego Simeone. Ai pret me...