Trajneri i Egjiptit nuk përmbahet pas eliminimit: Duan t’ia japin trofeun Argjentinës, për arsye marketingu. Nuk do t’i shikoj më ndeshjet
Trajneri i Egjiptit, Hassam Hossan, nuk është kursyer aspak pas eliminimit nga Argjentina, në raundin e 1/16-ve. Hossan lëshon deklarata të rënda për FIFA-n, ku e akuzon se e do Argjentinën sërish kampione bote për arsye marketingu. Po ashtu, ai deklaron se arbitri kryesor i takimit ka pasur presion nga Argjentina. “Ne ishim më të mirë, por futbolli është i padrejtë. Ndoshta ata (FIFA) duan t’ia japin Argjentinës trofeun Kupës së Botës dhe të mbajnë Messin në Kupën e Botës për arsye marketingu. Rezultati u ndikua nga faktorë të brendshëm në fushë dhe gjatë ndeshjes dhe nga faktorë të jashtëm para ndeshjes. Duket se ka pasur presion nga Argjentina mbi gjyqtarin, gjë që çoi në këtë rezultat; ne kishim shprehur kundërshtimet tona ndaj atij gjyqtari,...
Burimi:
telesport.al